Të moshuarit e vetmuar janë të shumta në qarkun e Elbasanit dhe vecanërisht në zonat rurale. Lili Boçi është një prej tyre. Ajo është 71 vjeç jeton në Gramsh dhe thotë se problemet shëndetësore ia vështirësojnë jetën. Gruaja e moshuar kërkon ndihmë pasi e vetme nuk i përballon dot të gjitha. Ajo thotë se ka 5 vjet që jeton e vetme dhe se fatkeqësia e saj më e madhe ka qenë mos ardhja në jetë e një fëmije.
Lili tregon sa të vështirë e ka të mbuloje gjërat më minimale me pensionin e saj qesharak dhe se ilacet marrin edhe të gjithë lekët në dispozicion duke e lënë atë në mëshirë të fatit për shpenzimet e tjera. Lili kërkon mbështetjen e bashkisë, shoqatave apo çdo kujt që mund ta ndihmojë në situatën që ajo është.
Si rasti I saj ka edhe shumë të tjerë që nuk mbyllin dot muajin dhe kanë nevojë për mbështetje financiare madje edhe ndihmë për të jetuar me dinjitet në këtë periudhë të jetës.
