E trishtë/ Përplaset nga një mjet, ndërron jetë 31 vjeçarja shqiptare në Itali

Një 31 vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik mbrëmjen e së shtunës në Rimini të Italisë. 31 vjeçarja u përplas nga një fuoristradë teksa po ecte anash rrugës nën shoqërinë e një mikeshe 21-vjeçare me kombësi indiane, e cila u plagos rëndë dhe u shtrua në spital.

Aksidenti ndodhi në orën 21:30, kur dy vajzat që po ecnin përgjatë një rruge me ndriçim të dobët u përplasën nga një Volkswagen Tiguan, i drejtuar nga një burrë. 31 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa 21 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin Bufalini në Cesena.