E trishtë/ Humbin jetën në aksident dy të rinj shqiptarë në Itali

Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli 21 vjeç, dy të rinj nga Mitrovica humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti në Itali të premten në 27 shkurt.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me dhimbje dhe u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën.

Ai tha se humbja e jetës të dy të rinjve është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin e Mitrovicës dhe Kosovën.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën.

Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën. Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës,