E RËNDË/ Plagosen 4 minatorë në zonën e Martaneshit, një prej tyre niset drejt spitalit të Traumës

Katër minator kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotmë, pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Martaneshit.

Mësohet se minatorët janë plagosur teksa ishin duke shkuar për në punë, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.