E RËNDË në Vlorë! Po punonte në gurore, 24-vjeçari dëmtohet dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj të Selenicës, ku i riu është dëmtuar teksa ishte duke punuar në guroren e këtij fshati. Ai ka qenë duke punuar me skrep dhe është dëmtuar nga gurët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.