Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Raportohet se një motomjet i parkuar ka zënë poshtë një fëmijë 2- vjeçar. I mituri ka qenë duke luajtuar pranë motorit, i cili më pas i ka rënë sipër tij.
Si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të Korçës.
