Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt, duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali paraditen e sotme. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt, duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.
Gjithashtu oas aksidentit menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut.
