Një grua është hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në qendër të Durrësit. E reja ka rënë mbi tendën e një lokali poshtë hotelit ku po pushonte.
Nga pamjet duket një grua e shtrirë sipër tendës së një lokali në Durrës. Sipas Drejtorisë së Policisë gruaja është shtetase e huaj nga Venezuela, e identifikuar si Darjana Linares.
Nga informacionet e para mendohet se ka patur një konflikt me partnerin nga Shijaku, Ismet Zoton, para se të hidhej nga kati i dytë i hotelit. Sipas burimeve bëhet me dije se vajza 22-vjeçare jeton prej 1 viti në vendin tonë.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.”, thuhet në njoftimin e policisë.













