E RËNDË/ Gjendet i vdekur 60-vjeçari pranë kufirit shqiptaro-grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Devoll, ku një person është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kufirin shqiptaro-grek mbi fshatin Ponçarë, ku viktima është një 60-vjeçar me banim në Lushnjë.

Trupi është gjetur nga banorë të fshatit, teksa pas kqyrjes nga policia, në nuk janë gjetur shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

‘Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.‘- njofton policia.