Një rast abuzimi seksual është zbuluar ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një 44-vjeçar me emrin Edison Sheme është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht për 4 vite rresht një 12-vjeçare deri në moshëm 16 vjeç.
Burime bëjnë me dije se ka qenë e mitura e cila ka denoncuar abuzuesin e saj, duke deklaruar se ai ishte mik shtëpie. Pasi abuzonte me të, 44-vjeçari kërcënonte të miturën që të mos tregonte asgjë te prindërit.
Abuzimi dyshohet se ndodhte në një magazinë në pronësi të autorit. Bëhet me dije se në magazinë kishte dhe kamera sigure, të cilat janë marrë nga ekspertët për tu zbërthyer.