E reja u mbyll në banesë pasi denoncoi se ishte dhunuar, ja çfarë gjeti RENEA në apartamentin në Astir!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë në Astir, se është dhunuar nga disa persona.

RENEA është futur në apartament dhe ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka gjetur 2 pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.

Banesa është marrë me qira nga persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në apartament.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.