E pyesin nëse është ndarë me Kiarën, Luizi “iu mbyll gojën” të gjithëve: Askush s’e do…

Një nga çiftet më të komentuar në botën e mediave rozë nuk ka dyshim se janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Kjo pas marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother VIP Albania 2, e cila vazhdon akoma edhe pas daljes së tyre jashtë.

Çiftit të njohur iu desh të ndahen për një kohë, pasi moderatorja udhëtoi për në Turqi për të realizuar emisionin e ri, kurse artisti shkodran u nis për në Amerikë për shkak të disa koncerteve.

Në një bisedë së fundmi me ndjekësit në rrjete sociale, këngëtari u tha atyre ta pyesin ndonjëherë se si është meqë vazhdimisht pyesin vetëm për Kiarën.

Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet për ndarje duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj prezantueses.

“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”, u shpreh Ejlli.