E premte me diell dhe temperatura deri në 19 gradë celcius

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 19 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s

Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë