E paimagjinueshme/ Babai dhe gjyshja shfrytëzojnë djalin për të përfituar nga klikimet në TikTok! Postonin video të 10-vjeçarit me fjalë banale, vihen në pranga

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union's parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Çmenduria për klikime i kapërcen kufijtë, kur shfrytëzues të fëmijëve bëhen vetë familjarët. E tillë është historia e trishtë e një 10-vjeçari i cili u përdor nga babai dhe gjyshja e tij, për përfitime nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok.

I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes 67 vjeçe, të cilët jetojnë në Sarandë. Video e djalit të mitur, në muajin dhjetor të vitit 2023, ra edhe në sytë e nënës së tij, e divorcuar nga bashkëshorti, e cila sapo e pa se 10-vjeçari po shfrytëzoj në Tik-Tok, iu drejtua menjëherë komisariatit të Kuçovës për të bërë denoncim.

2 muaj hetime dhe prova nga prokuroria e Beratit krijuan bindjen të gjyqtarët e Beratit të lëshojnë urdhër arresti për babanë dhe gjyshen e të miturit. Operacioni policor u kodua “Shou”. Efektivët arritën të vënë në pranga kryefamiljarin 44-vjeçar dhe nënën e tij, në Sarandë, të cilët do t’i dorëzohen drejtësisë në Berat, ku ka nisur dhe hetimi ndaj tyre.
jali shfaqej në video live në TikTok, në profilin e gjyshes, duke përdorur fjalë banale. Të afërmit e përdornin për të rritur sa më shumë klikime në TikTok, që në shumë raste shndërrohen edhe në para.

Dhuna, dezinformomi, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online është kthyer në shqetësim edhe për autoritetet vendase, të cilat po vlerësojnë në marrjen e masave mbrojtëse ndaj përdoruesve të mitur, veçanërisht për rrjetin social Tik-Tok.