E moshuara humbi jetën nga zjarri në banesë, policia: Jetonte e vetme!

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion lidhur me rastin e rëndë ku një e moshuar 75 vjeçe humbi jetën si pasojë e përfshirjes së banesës nga flakët e zjarrit.

Sipas policisë, e moshuara jetonte e vetme.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm.

Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.