LIBRAZHD- Një 52-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi e ka marrë rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. L., 52-vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd, i cili ishte roja e këtij kanali vaditës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi nga policia
Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
