E hëna nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon do të etë valëzim i forcës 1-3 ballë.