Një sherr ka degraduar në përdorimin e thikës në pikën kufitare të Kapshticës ditën e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dy drejtues kampionësh janë zënë për radhën në skaner dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin. Dy shoferët nga Tirana janë konfliktuar mes tyre ndërsa njëri prej shoferëve me iniciale A.A ka qëlluar me thikë në bark shoferin tjetër me iniciale J.T.
I dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori u shoqërua në komisariat. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
