E fundit: Kërkohet në Shqipëri/ Adriatik Llalla udhëtoi për të kërkuar azil në…

Burime jozyrtare bëjnë me dije  se Adriatik Lalla ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Ish-kryeprokurori i cili është larguar që prej ditëve të para të Shtatorit nga Shqipëria, dyshohet se do të përdorë argumentin e goditjes politike, për të kërkuar azil në shtetin zvicerian.

Përtej kërkesës për azil, Llalla do të luajë edhe kartën e sëmundjes së tij, në mënyrë që të shmangë ekstradimin.