Një aksident me tre të dëmtuar është regjistruar në aksin kombëtar Elbasan-Peqin. Një automjet i drejtuar nga një 23-vjeçar ka dalë nga rruga e si pasojë janë dëmtuar 3 pjesëtarë të së njëjtës familje. Sipas të dhënava gjendja e tyre është jasht rrezikut për jetën.
Komunikata e policisë
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
