Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në segmentin rrugor në dalje të qytetit të Elbasanit tek kthesa e kompleksit Doko. Një mjet ka përplasur një drejtues biçiklete. Mësohet se I dëmtuari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit të Elbasanit ku ka marrë ndihmën e parë. Ende nuk është e qartë gjendja e tij ndërkohë që policia po kryen veprimet në vendin e ngjarjes.
