E fundit/Aksident te rreth-rrotullimi në Bradashesh, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë tek rreth-rrotullimi në Bradashesh.

Një automjet është përplasur me një maune në afërsi të këtij rreth-rrotullimi siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të infowebtv.

Ende nuk raportohen të lënduar nga përplasja. Por mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve edhe për arsye se ky segment ka fluks të lartë automjetesh në këtë orë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet proceduriale.