Dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 48-vjeçari boshnjak në Tiranë

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.