Dyshohet se i vodhi portofolin një vajze, procedohet penalisht një grua në Elbasan

ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen S. H., 54 vjeçe.

Ajo dyshohet se i ka vjedhur portofolin një shtetaseje 36-vjeçare. Rrethanat e ngjarjes janë në verifikim nga strukturat hetimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.