Dyshohet se është grabitur, gjendet i dh*unur dhe vrarë në banesë një burrë. Emri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ku është gjetur i pajetë një 68-vjeçar i identifikuar si Bashkim Dyrmishi. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë e punonjësve të policisë dyshohet se është grabitur.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia ka mbërritur në lagjen ku ndodhi rasti i rëndë. Në vendngjarje shihet edhe ambulanca ndërsa shumë persona janë në rrugë.

Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.