Dyshohet HAKMARRJE/ Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi, sapo kishte dalë nga burgu

Vritet me armë zjarr në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, Martin Bardhi.

Dyshimet e para janë se vrasja ka ardhur për shkaqe hakmarrje.

Kjo për shkak të konflikteve me fisit Bardhi dhe Reçi.

Viktima kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Dyshohet se autorë të vrasjes së Bardhit, janë dy persona.

Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Mardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.