POGRADEC- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy vajzave të reja. Policia bën me dije se të dyja vajzat janë konfliktuar me njëra- tjetrën, për motive të dobta.
Më tej bëhet me dije se një 23-vjeçare me inicialet A.H është proceduar pasi ajo në konflikt e sipër ka kapur për flokësh 21 vjeçaren dhe më pas i ka hedhur sprajt në sy.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta”, njofton policia.
