Dy të rinj nën hetim për posedim kanabisi në Elbasan

Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj shtetasve M. Sh., 29 vjeç dhe S. T., 26 vjeç, pasi gjatë veprimeve hetimore u konstatua se posedonin sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.