Dy studime klinike mbi migrenën kanë arritur në zbulimin historik se përdorimi i dy antitrupave arrin të ndryshojë aktivitetin e lëndëve kimike që shkaktojnë migrenën. Studimet kanë treguar se geni kalcitoninë, një agjent kimik në tru është përgjegjës jo vetëm për dhimbjen e kokës por edhe ndjeshmërinë ndaj zhurmës dhe dritës në rastin e migrenës.
Simptomat e migrenës
Për shumë njerëz termat dhimbje koke dhe migrenë i këmbejnë me njëra tjetrën, por në të vërtetë migrena është më tepër sesa vetëm një dhimbje e rëndë e kokës. Zbuloni nga ndryshojnë njëra me tjetrën dhe cila është mënyra më e mirë për të menaxhuar krizën e migrenës.
Meqënëse dhimbja e kokës përbën shqetësimin kryesor në migrenë, kjo është arsyeja kryesore në konfuzionin që krijohet lidhur me ndryshimet ndërmjet këtyre dy termave. Gjithsesi, ndërsa një dhimbje koke e thjeshtë mund të jetë relativisht e lehtë dhe kalon vetvetiu, dhimbja që shkakton migrena e bllokon pacientin dhe e detyron të qëndrojë shtrirë në errësirë për disa orë. Simptomat e migrenës variojnë nga personi në person dhe nga lloji i migrenës, por simptomat më të shpeshta që shoqërojnë dhimbjen e kokës zakonisht janë nauzea, të vjellat, ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës, apo ndaj aromave, dhe çrregullime të shikimit. Disa njerëz shohin njolla të shndritshme, ose viza të shndritshme në fushën vizive të cilat njihen si aura. Një krizë migrenoze e patrajtuar mund të zgjasë nga 4 deri 72 orë.
Shkaqet dhe shenjat paralajmëruese
Zakonisht nuk thuhet që kriza migrenoze është një gjendje patologjike që krijon paaftësi, e për pasojë personi që e vuan e ka gati të pamundur të vazhdojë me aktivitetet e ditës, apo më punën përkatëse gjatë një krize migrenoze. Nuk njihet një shkak specifik akoma. Ka një lidhje të fortë me predispozitën gjenetike2. Rreth 7 ndër 10 pacientë të diagnostikuar me migrenë, kanë një familjar të ngushtë që vuan prej saj. Në rast se të dy prindërit vuajnë nga migrena, ka një rrezik rreth 70% që fëmija i tyre të zhvillojë gjithashtu migrenë. Ky rrezik reduktohet në 45% shanse që fëmija të zhvillojë migrenë, nëse vetëm njëri nga prindërit vuan nga migrena. Ndjeshmëria e individit për të pasur një krizë të re migrene ndryshon me kalimin e kohës. Ka disa faktorë që influencojnë këtë ndjeshmëri. Disa prej tyre janë: stres i zgjatur mendor, ndryshime në nivelet e hormoneve, lodhja fizike, konsumi i disa lloj ushqimeve, ndryshimi i motit, ndërmjet shumë faktorëve të ndryshëm që mund të shpërthejnë një krizë migrenoze. Në rast se faktorët ndikues janë mjaftueshmërisht të fuqishëm, ata mund të shpërthejnë fillimin e një krize të migrenës. Zakonisht paraprakisht shfaqen disa simptoma paralajmëruese, stade që e lajmërojnë personin që po i afrohet një krizë migrene. Në rast se ndërgjegjësoheni për këto simptoma, ju mund të merrni masat e këshilluara nga mjeku juaj për të lehtësuar krizën e migrenës që do të pasojë.
Si mund të trajtohet dhe parandalohet një krizë migrene
Ndiqni gjithmonë udhëzimet individuale që ju ka dhënë mjeku juaj, për mënyrën sesi të trajtoni një krizë migrenoze, apo ta parandaloni atë.
Afatgjatë, përmirësimi në përgjithësi i gjendjes suaj të përgjithshme shëndetësore duke fjetur mirë, duke ngrënë mirë dhe duke kryer ushtrime të rregullta fizike, do t’ju ndihmojnë juve të parandaloni, ose të pakësoni krizat e migrenës.