Elbasan, 4 nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë nisur procedime penale ndaj dy shtetasve për konflikte të ndodhura për motive të dobëta.
Shtetasi L. F., 37 vjeç, dyshohet se ka kanosur me fjalë një 32-vjeçar, ndërsa F. Gj., 60 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe shtyrë një 62-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













