Dy ngjarje kriminale/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese, qëllohet me armë zjarri në drejtim të 28-vjeçarit

LEZHA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shënkoll në Lezhë. Shpërthimi ka ndodhur në portën e murit rrethues të banesës së një 73-vjeçari. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar në Kurbin, ku një 28-vjeçar ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirëisht ai muk ka pësuar lëndime, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Qarku Lezhë/Informacione paraprake

Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kurbin/ Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.

Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit