Dy mjeke nga Elbasani betohen si deputete të dy krahëve të kundërt politikë

Dy mjeke nga Elbasani u ulën për herë të parë në karriket e parlamentit duke nisur rrugëtimin e një mandate katërvjeçar. Zheni Gjergji, në specialitetin nefrologe dhe Desantila Tahiraj e specializuar në dermatologji, drejtuese e qendrës spitalore Elbasan deri para marrjes së mandatit do të jenë deputetet më të reja të qarkut të vendosura përballë njëra-tjetrës në dy kahe të kundërt politikë. Tahiraj si përfaqësuese e PS ndërsa Gjergji si përfaqësuese e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që PD do të ketë në kuvend Flutura Açkën, PS do të përfaqësohet nga Evis Kushi, e konfirmuar si ministre e Arsimit të cilat respektivisht ishin numri 2 në listat respektive.