Moti i keq me reshje dëbore dhe stuhi ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme në vend janë raportuar dy aksidente rrugore
Moti i keq me reshje dëbore dhe stuhi ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme në vend janë raportuar dy aksidente rrugore.
Në Korçë në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj, një makinë shërbimi TAXI, me të cilën udhëtonin 5 persona brenda doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë në urën e Milotit në Lezhë për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.













