Aksident në aksin Korçë-Pogradec. Mjeti përplaset me motorin, plagosen rëndë dy 17-vjeçarë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq.
Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
