Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, bëhet copash, ndërsa drejtuesi..

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku një mjet ka përplasur një motor. Motori është bërë copash nga përplasja.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e ngjarjes.