Dumani: Nuk jam dakord me mënyrën si u arrestua Meta, por s’ndihem përgjegjës

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke folur në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk është dakord me mënyrën si u arrestua Ilir Meta, por theksoi se as nuk ndihet përgjegjës për këtë çështje, pasi nuk e ka ezkektuar vetë ai masën e sigurimit. Dumani gjithashtu tha se Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga kreyministri Edi Rama dhe as nga askush.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani.