“Duhet kod i ri elektoral” Celibashi: Jo arnim të vjetrit para zgjedhjeve, të rishikohet edhe “non grata”

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet në një intervistë për RTV Ora shprehet se ka ardhur koha që politika të hartojë një kod të ri elektoral, pasi sipas tij do të jetë më efiçent se sa të arnohet çdo vit i vjetri. Sipas Celibashit edhe ligji i Dekriminalizimit duhet të rishikohet, që çështja “non grata” të specifikohet më qartë për të mos i lënë vend interpretimeve.

Në janar partitë politike do të ulen sërish në tryezë për diskutuar për reformen zgjedhore.

Celibashi: Mendoj se është më mirë një kod i ri zgjedhor, pasi ky që kemi është arnuar zgjedhje pas zgjedhje. Do të ishte mirë një kod i ri.

Duke marrë shkas nga ndryshimet e fundit, Celibashi kërkon nga politika që në këtë tryezë KQZ të ketë një rol aktiv, që të mos mbetet vetëm para faktit të kryer.