Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë dhe ditën e sotme protestën e radhës kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas mbarimit të shkollës, ku i janën bashkuar dhe student nga Kosova.
Studentët nga Kosova kanë dhuruar në shenjë simbolike flamurin autokton për të dhënë mesazhin e bashkimit me protestën.
Dy ditë më parë studentët bën të njohur tre kërkesat ndaj qeverisë dhe njoftuan dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe dorëheqjen e zv.ministres Albana Tole.
Një studente e vitit të pare e cila shënon një rast të veçantë, si ish maturante e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave.
Studentja theksoi se ka një “kurth” për studentët të cilët do të japin provimin digjital për pranimin në mjekësi paralelisht dhe me firmosjen e kontratës.
Gjatë ndalesën përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun.














