Drift në rrugë, bllokohen dy mjete në Elbasan

Elbasan – Më datë 16.02.2025, rreth orës 01:30, u shoqëruan në ambientet e komisariatit dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në qarkullim.

Mjeti tip BMW X5 me targa AB321IR drejtohej nga shtetasi Hyqmet Tirana (i lindur më 21.03.2000), ndërsa mjeti tip BMW M3 me targa AB111EZ rezulton në pronësi të shtetasit Klinton Mena. Ky i fundit u transportua me karrotrec, pasi drejtuesi i tij nuk ndodhej në automjet në momentin e shoqërimit.

Nga verifikimet e kryera dhe pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale më 16.02.2025, u konstatua se të dyja automjetet kishin kryer drift në rrethin e Bradasheshit. Për këtë arsye, mjetet u shoqëruan në DVP Elbasan, ku u morën masa administrative sipas Kodit Rrugor për shkeljet e kryera.

Autoritetet vijojnë monitorimin për të parandaluar sjelljet e rrezikshme në trafik.