Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur.
Policia vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës, duke goditur rastet e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













