TIRANË- Ambasadori Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar se drejtësia dhe dhënia efikase e drejtësisë në Shqipërië është prioritet për BE-në. Gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Cilësia e Drejtësisë’ Gonzato nënvizoi se është shumë rëndësishme që të ulet stoku i dosjeve të mbetura.
Në fund, Gonzato shtoi se është e nevojshme që të ketë më shumë prokurorë e këshilltarë.
“Drejtësia dhe dhënia efikase e drejtësisë është prioritet. Duhet të merret parasysh sot duke pasur parasysh faktin që Shqipëria kërkon të bëhet anëtar i BE, në të ardhmen e afërt qytetarët e BE mund të dëshirojnë të krijojnë biznese me Shqipërinë, të blejnë tokë në Shqipëri, dhe kjo do të thotë që ju duhet të jeni të familjarizuar me rregullat e brendshëm të BE, me standardet për rregullat e konsumatorëve dhe jemi të vetëdijshme që kjo përbën edhe një sfidë”, tha Gonzato./













