TIRANA- Drafti për Kodin e ri Penal ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet me disa nene të konsideruara si “satirike”. I tillë është Neni 15023 “Ndalohet “Martesa me zor” verbale.
Neni në fjalë dalon zyrtarisht “martesën me zor” në formë verbale, duke e trajtuar si një dhunë psikologjike që godet shëndetin mendor apo cënon lirinë e beqarëve.
Sipas nenit, çdo individ që pyet me ngulm një person “kur ke ndërmend të martohesh”, “nuk ka ardhur koha për të gjetur ndonjë nuse?” apo “mos mbetesh beqar kështu”, rrezikon gjobë nga 200 mijë deri në 3 milionë lekë ose 3 vite burg nëse viktima ka kaluar moshën 30 vjeç.
Kështu, përjashtim të pjesshëm nga ligji gëzojnë vetëm gjyshërit, për sa kohë fraza e tyre përfshin fjalinë “para se të mbyll sytë…”.
