Dosja e “Check up“, SPAK pyet sot 70 qytetarë nga Elbasani

Qytetarë nga Elbasani janë thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check up-it, procedurë që tashmë është nën hetim nga SPAK.

Mësohet se qytetarët, kanë kryer check up-in, ndërkohë që përmes një shkrese janë thirrur që të jenë të pranishëm në SPAK në orën 10:00.

Deri më tani bëhet me dije se janë thirrur rreth 70 qytetarë, ndërkohë që pritet të jepen detaje të tjera rreth çështjes.