Pavarësisht kualifikimit në 1/8 të Ligës së Kampionëve në “grupin e vdekjes”, Borussia Dortmund po kalon një moment delikat në kampionat. Skuadra e Edin Terzic është në fakt e pesta, 12 pikë larg nga kreu dhe ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit.
Sipas informacioneve të Sky Sport DE, klubi gjerman vendosi të konfirmojë trajnerin 41-vjeçar Terzic sot pas një takimi që zgjati disa orë me CEO Hans-Joachim Watzke, drejtorin sportiv Sebastian Kehl dhe këshilltarin e klubit Matthias Sammer.
