Dorëzoi sot mandatin e saj si Presidente e Kosovës/ Reagon Vjosa Osmani: Sfidat nuk vijnë nga jashtë

KOSOVË- Vjosa Osmani ka reaguar pasi i ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, Kryetares së Parlamentit, Albulena Haxhiu. Në një postim në rrjete sociale, Osmani u shpreh se ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë.

Më tej ajo tha se, sfidat vijnë nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore. Gjithashtu, Osmani theksoi se ajo zgjodhi integritetin, sepse për të Republika s’është instrument, por është amanet.

Fjala e Osmanit:

“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë. Me dyer të hapura e alanca të forta, gjatë 5 viteve ka mësuar se ndonjëherë sfidat nuk vijnë nga jashtër, por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore. Ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore. Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”, tha ajo.