Doli nga rruga dhe u përplas/ Drejtuesi i motorit përfundon në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një motor është aksidentuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Republika”, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur. Drejtuesi i motomjetit është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.