“Do të tregoj shumë gjëra por jo tani”/ Del nga burgu ish-deputeti i akuzuar për vrasje, ja çfarë paralajmëron

Ish-deputeti Gani Genci së fundmi është liruar nga burgu.

Pas përfundimit të dënimit të tij Genci ka thënë se e ka kryer burgun “si burrat”. Ish-deputeti ka paralajmëruar se do të flasë dhe tregojë shumë gjëra ppor jo në këtë moment.

Sapo ai ka dalë nga burgu, ka pretenduar se Ministria e Drejtësisë ka kryer shkelje në rastin e tij.

Në 4 qershor të vitit 2021 Gani Genci është shpallur fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Ai u dënua me tre vite burg për të shlyer krimin e tij.

Ndërkohë në vitin 2023 Genci ka postuar në rrjetin social “Facebook” urdhërin e marrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për paraqitjen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë në 4 janar të atij viti.

Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim ish-deputetit i kishte mbetur edhe një vit e 8 muaj për të kaluar në burg.