çka e pamenduar i ka ndodhur një të moshuari, i cili rrezikon të humbasë shtëpinë e tij.
Gabimisht, ai transferoi shumën e majme prej 71 mijë dollarësh tek një person i panjohur.
Në vend të tij, paratë duhet t’ia dorëzonte kompanisë prej nga mori shtëpinë e tij.
Gordon Layton, një stërgjysh 88-vjeçar nga Bundaberg, Queensland, i dërgoi paratë nga llogaria e tij bankare në një llogari tjetër, me datë 14 qershor.
Ai dhe vajza e tij Jacqui Morrison-White, e kuptuan gabimin brenda tre orësh, por tashmë ishte vonë, pasi personit të cilit ia ka transferuar, refuzon t’i kthejë ato.
Ky i fundit nuk ka ndërmend t’i kthejë paratë e shtëpisë gjyshit, dhe tani pritet të përballet me ligjin.