Ditën e sotme mbahen homazhe për artistin e madh Mirush Kabashi, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar

Ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi.

Homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut.

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.