Ditë e zezë aksidentesh/ Përplasen tre mjete në aksin Elbasan-Tiranë

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë.

Aksidenti sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në vendin e quajtur “Shinjon” 8 km larg Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit të tre automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.